Anija e re turke së shpejti me kërkime të reja në Detin Mesdhe

Turqia do të rifillojë kërkimin e gazit në brigjet e saj në Mesdhe në 9 gusht, njoftoi dje ministria e energjisë.

“Anija turke shpuese Adbulhamid Han do të nisë një mision në Mesdhe më 9 gusht duke u nisur nga porti i Mersinit” në jug të vendit, thuhet në deklaratë, njofton Euractiv.

Nga kjo ministri nuk treguan se ku do të zhvillohet saktësisht shpimi, por një zyrtar i lartë turk javën e kaluar tha se do të vazhdonte me eksplorimin pranë ishullit të ndarë të Qipros muajin e ardhshëm.

Bashkimi Evropian iu afrua sanksionimit të Ankarasë në vitin 2020 për shtyrjen drejt asaj që Qiproja e sheh si ujërat e saj territoriale në kërkim të rezervave të freskëta të gazit natyror.

Turqia konteston kufijtë e saj detarë në Mesdheun lindor me anëtarët e BE-së, Greqinë dhe Qipron.

Ishulli i Qipros është ndarë që nga viti 1974 kur forcat turke pushtuan pjesën veriore të ishullit në përgjigje të një grushti shteti ushtarak të sponsorizuar nga junta në pushtet në Greqi në atë kohë.

Republika e Qipros, nanëtare e BE-së që nga viti 2004, kontrollon pjesën jugore të ishullit. Zyrtarisht i gjithë territori i Qipros është territor i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button