RMV, mot me diell dhe vranësira të vogla – pasdite reshje lokale shiu, bubullima dhe erë e fortë

Moti në Maqedoni sot në mëngjes është me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të jetë i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, transmeton Portalb.mk.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, rrufe, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla, në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje moti do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të ulet deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Ditën e enjte nga mesdita në më shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, rrufe dhe erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Më pas në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell, por në orët e pasdites me paraqitje të izoluar me vranësira të paqëndrueshme, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button