Filloi lëshimi mobil i pasaportave për qytetarët e RMV-së në Kinë

Filloi projekti për lëshimin mobil të dokumenteve të udhëtimit për shtetasit tanë në Kinë. Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi në Ambasadën tonë në Pekin një ekip mobil, me çka në mënyrë drastike shkurtohet procedura e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit edhe në këtë vend, njoftoi MPJ, transmeton Portalb.mk.

Me pajisjet e reja, koha e pritjes është shkurtuar në disa javë, e jo si më parë nga 6-9 muaj  (në vendet tej-oqeanike, më shumë se një vit).

Zgjerimi i projektit në Kinë deri më tani ishte pamundësuar shkaku i masave kufizuese të karantinës.

Me këtë, numri i përfaqësive diplomatike-konsullore të pajisura me pajisje të tilla rritet në 15. Përmirësimi i shërbimeve për diasporën është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë këtij mandati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button