Euroambasadori Geer: Nëse nuk ndryshohet Kushtetuta, procesi i anëtarësimit të RMV-së në BE ndalet aty

Lajmi mirë është që javën e kalur Bashkimi Evropian filloi negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këto janë lajme shumë të mira, ky është zhvillim historik edhe për dy shtetet por edhe për BE. Dhe kemi ecur një hap para, në ditën e njëjtë filloi procesi i skriningut. Do të thotë numërimi i deri në anërarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE filloi, deklaroi euroambasadori, David Geer, transmeton Portalb.mk.

“Absolutisht i filluam negociatat me Bashkimin Evropiab dhe ai është lajm i mirl”, tha Geer në intetvistë për Kanal 5.

Në lidhje me dallimet në dokumentet për Mqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Geer tha se është relativisht normale të ketë dallim mes çdo procesi qasës në shkallë të caktuar.

“Në këtë rast bëhet fjalë për këtë – e patëm atë që quhet konferencë ndërqeveritare javën e kalur me çka filluam procesin. Tani filluam skrining procesin. Në fund të atij procesu Maqedonia e Veriut do ta ketë konferencën e dytë ndërqeveritare dhr që të mbahet e njëjta, Maqedonia e Veriut duhet ta përmbush obligimin që i ka bërë Bullgarisë, që të ndryshojë Kushtetutën me qëllim që të ketë përcaktim eksplicit për persona dgr qytetarë që identifikojen si bullgarë në mbrojtje të vet Kushtetutës”, sqaroi Geer.

Ai sqaroi se më pas ka fazë të dytë, apo skrining bilaterla, i cili sipas tij, është shumë i strukturuar dhe intensiv në dialogun dhe i cili mund të zgjasë nga 14 deri në 16 muaj në tërësi, ndërsa në të cilin Komisioni Evropian i sheh normat dhe legjislacionin në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipërinë, i sheh zbrazëtira dhe identifikon ku duhet të mbushen ato zbrazëtira.

Në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës dhe çka nëse ajo nuk ndodh, euroambasadori theksoi se atëherë skenari më i sigurt do të ishte se procesi do të ngec aty.

“Ndryshimi i Kushtetutës është vendim sovran i këtij vendi. Por, vendi ka raport të mirë për raporte ndëretnike dhe përderisa nuk bëhet ai ndryshim, ajo do të përforcojë në mënyrë shtesë përparimin i cili është bërë në atë fushë. Nëse ndryshimi i Kushtetutës nuk ndodh, unë do të thosha se skenari më i sigurt do të ishte që procesi thjeshtë do të ndalet aty. Me, fjalë të tjera, skriningu do të vazhdojë deri në një pikë të caktuar dhe më pas do të ndalojë të pres shtetin”, tha Geer.

Ai sqaroi se nëse ndodhë ajo, ngecja nuk do të jetë për shkak se një vend i tretë ka vendosur veto, por sepse vet shteti ka vendosur të tërhiqet nga obligimet që i ka ndërmarrë për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button