Specialja i vazhdoi paraburgimin Kadri Veselit

Ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë, raporton EN. Kjo është bërë e ditur në një vendim tjetër të publikuar së fundit nga Dhomat e Specializuara, raporton Klankosova.tv.

Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës në rastin e Kadri Veselit, thuhet se arsyet të cilat ish-kryeparlamentari mbahet në paraburgim, ende nuk kanë pushuar.

E për mbajtjen në paraburgim nuk është marrë parasysh fare garancia e ofruar nga Policia e Kosovës, se i përmbahet secilës masë të përcaktuar nga Dhomat e Specializuara.

Më tej përmendet rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimi i provave dhe pengimi i procedurave, si disa nga arsyet tjera që ky vendim mbetet i vlefshëm.

Me këtë rast, mbrojtja është urdhëruar që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 29 gusht.

Ndërkaq, kundërpërgjigjet, prokuroria mund t’i dërgojë deri më 6 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button