Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rritjen e rrogave, armatën, konsullatat dhe çështje tjera

Sot në seancën e 65-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos për rritjen e rrogave për 5 përqind në Ministrinë për Punë të Brendshme nga muaji shtator, transmeton Portalb.mk.

Qeveria vendosi për numrin e studentëve që do të marrin pjesë në studimet për doktoratë në Universitetin e Evropës Juglindore, me propozim të Ministrisë për Arsim.

Në këtë seancë u vendos për dërgimin e 134 pjesëmarrësve të Armatës së RMV-së për ushtrime në Gjermani në ushtrimet “Saber Junction 22”, që do të zhvillohet prej 28 gushtit deri më 21 shtator.

Vendimet e fundit të Qeverisë planifikojnë hapjen e konsullatave të reja në Rijekë të Kroacisë dhe Sivas të Turqisë.

Ndryshe, seanca e sotme qeveritare filloi me një minutë heshtje në përkujtim të tragjedisë së tërmetit që kishte ndodhur në Shkup më 26 korrik të vitit 1963.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button