“Ditët e Ilindenit” do të fillojnë me vallen “Komitsko”

Në edicionin e 52-të te “Ditët e Ilindenit” pritet të marrin pjesë mbi një mijë pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera. Moto e këtij festivali është “Nga rrënjët te lulja”, transmeton Portalb.mk.

“Me vallen maqedonase “Komitsko” të realizuar nga KUD “Ilinden” nga Manastiri, në mbrëmje fillon edicioni i 52-të i Festivalit Republikan të lojërave dhe këngëve popullore Ditët e Ilindenit”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës.

Përveç pjesëmarrësve nga vendi, pritet të marrin pjesë artistë nga SHBA, Polonia, Spanja, Serbia, Italia, Meksika dhe Kolumbia, ndërsa aktivitetet organizohen Qendra për Kulturë në Manastir, në krye me Maja Andonovska Ilijevski.

Në pritje të shfaqjeve të shoqërive kulturo-artistike dhe grupeve filantropike nga vendi dhe jashtë vendit. Në Manastir po realizohet paraprogrami i festivalit i mbushur me ekspozita, punëtori dhe për herë të parë Festivali Ndërkombëtar i Filmit Etnografik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button