Meta: Po iku Berisha, iki dhe unë

Pavarësisht tensionit dhe akuzave në seancën e djeshme parlamentare nuk munguan as batutat. Në një nga ndërhyrjet e tij, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me trafikun e drogës, ndërsa u betua se do të faktojë që sipas tij, kryeministri ka lidhje me trafikun e drogës.

Në rast se nuk vërteton këtë, Berisha premtoi se do të largohej nga parlamenti, citon Shekulli.

Pas kësaj deklarate të Berishës, reagoi menjëherë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili tha me humor se nuk do ta pranojë këtë sfidë, ndërsa shtoi me shaka se nëse Berisha largohet nga parlamenti atëherë do të largohet edhe ai. Kjo batutë e Metës u shoqërua me të qeshura nga ana e deputetëve të mazhorancës.

Lajme të ngjashme

Back to top button