Mos të lejojmë të punësuarit e kualifikuar të largohen nga sektori publik, alarmoi udhëheqësi i revizionit në Maqedoninë e Veriut

Enti Shtetëror për Revizion ka raportuar për punën vjetorë në Komisionin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në lidhje me punën e tyre gjatë vitit 2021, transmeton Portalb.mk.

“Para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski, prezantoi Raportin Vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e ESHR-së për vitin 2021”, raportoi Enti.

Informacionet, transparenca, llogaridhënia, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe bashkëpunimi me Kuvendin, ishin në qendër të raportimit të Entit.

“Si rezultat i suksesit të punës së Entit Shtetëror për Revizion, ndër të tjera, në Buxhetin e Shtetit janë përcaktuar kompensime të papaguara/më pak të paguara/më pak të llogaritura, të cilat për vitin 2021 kapin shumën 1.743.644.000 denarë, përafërsisht 28 milionë euro, ose 12 buxhete vjetore të ESHR-së”, deklarojnë nga Enti, duke vlerësuar që “për çdo denar të investuar në ESHR, ESHR-ja kthen 12 denarë”.

Ai theksoi nevojën për të investuar në burime njerëzor, duke përfshirë edhe revizorët shtetëror.

“Të mos lejojmë që burimet njerëzore të kualifikuara të largohen nga sektori publik në kushte kur ato janë më se të nevojshëm”, alarmoi Acevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button