Portalb.mk shpall thirrje për angazhim të gazetarëve

Portali informativ në gjuhën shqipe Portalb.mk shpall thirrjen për angazhim të gazetarëve në këtë redaksi.

Nëse keni aftësi për të shkruar, nëse ju pengojnë padrejtësitë dhe dëshironi të ngrini fuqishëm zërin tuaj, aplikoni sot! Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një redaksie e cila maksimalisht respekton dhe zbaton parimet etike dhe profesionale gazetareske, ju keni gjetur vendin e duhur.
Nëse jeni entuziastë të guximshëm, të dhënë pas mendimit të lirë, gazetarisë hulumtuese dhe dëshironi të ndikoni në përmirësimin e gjendjes në vendin tonë, çfarë prisni? Aplikoni!

Të interesuarit që kanë përvojë në gazetari mund të kenë përparësi ndaj të tjerëve, por faktori vendimtar nuk do të jetë përvoja e tyre, por kreativiteti dhe entuziazmi i tyre.
Të interesuarit duhet të kenë aftësi digjitale.
Ata duhet të flasin rrjedhshëm dhe të shkruajnë pastër gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.
Të interesuarit duhet të jenë të gatshëm për punë në terren për ndjekje të ngjarjeve gazetareske.
Të kenë te kryer arsimin e lartë.
Të kenë aftësi analitike dhe hulumtuese.
Të kenë gatishmëri për të mësuar.
Të kenë qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar nën presion dhe afate të shkurtra
pune.

Pozita e hapur është për punë me orar të plotë ne bazë në Shkup.

Kandidatët duhet të dërgojnë biografinë e tyre (CV) të shkurtër dhe Letrën e motivimit, në formë elektronike në adresën: [email protected] më së voni deri në datë 04.09.2022.

Portalb.mk siguron respektimin e plotë të ligjeve dhe politikave nacionale që kanë të bëjnë me gjininë dhe punën, barazinë gjinore në qasjen ndaj mundësive të trajnimit, arsimimit, pjesëmarrjen në procesin e vendimmarrjes dhe që kontributi i grave dhe burrave të jenë të dukshëm dhe  të vlerësohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button