Boki 13 i shtrirë në spital, pala mbrojtëse vlerësoi që kushtet e burgut janë shkaktar për përkeqësimin e gjendjes

Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, i përfshirë në disa procese gjyqësorë për vepra të ndryshme penale, është shtrirë në spital, transmeton Portalb.mk.
Telma raportoi që Boki 13 pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është shtrirë në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku vazhdon të qëndroj për shërim të mëtutjeshëm. Pas kontrolleve në spital, pritet të vendoset për (mos) operimin e tij.
Udhëzimi për të qëndruar në spital është rekomanduar nga mjeku i burgut të Idrizovës, pas kontrolleve mjekësore të realizuara. Pala mbrojtëse vlerësoi që gjendja e tij shëndetësore është si rezultat i vendosjes së tij në kushte jo të mira brenda burgut.
Ndryshe, Jovanovski u dënua me 9 vjet burg, ndërkaq Janeva me 7 vjet. Në “Reket” Jovanovski u dënua për veprimet e marrjes së një shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash, kurse Janeva për abuzim të pozitës zyrtare dhe autoritetit.
Në të njëjtën çështje me ta, Zoran Mileski-Kiçec gjithashtu u akuzua për marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm, por në seancën e parë në dhjetor 2019 ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg. Nga tetori i vitit të kaluar ai e ka shërbyer atë në Burgun e Strugës.
Sipas aktakuzës, si dhe vendimit të shkallës së parë për “Reket”, pasi Prokuroria Speciale Publike hapi hetimin “Imperia” në nëntor 2018, u kërkuan para nga biznesmeni i dyshuar Orce Kamçev, në mënyrë që ai të merrte trajtim preferencial, të tilla si revokim i paraburgimit, kthim i pasaportës një dëshmitari të mbrojtur ose përfundimi i një marrëveshjeje. Prokuroria pretendoi dhe gjykata beson se është provuar, se 1.5 milion euro u arkëtuan nga Kamçev.
Nga ana tjetër, Jovanovski dhe Janeva, gjatë gjykimit hodhën poshtë akuzat e tilla, duke akuzuar se ishte një çështje e ngritur për të shpëtuar biznesmenin Kamçev. Ata e quajtën çështjen si politike.
- LEXO: Supremja e konfirmoi aktgjykimin për “Reket”, Janeva dhe “Boki 13” mbeten në burg
- LEXO: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin për rastin “Reket”: 9 vjet burg për Boki 13, 7 për Katica Janevën
- LEXO: Gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”, dëshmitari Lloga tha se Bokit-13, i kanë dhënë 350.000 euro në dorë
- LEXO: Gjykimi për rastin ‘Lidhja Ndërkombëtare’, dëshmitarja Kuhar e akuzon Boki-13 për mashtrim të 250 mijë eurove
- LEXO: Prokuroria me 133 prova kundër Jovanovskit në lëndën “Lidhja Ndërkombëtare”
- LEXO: U publikuan bisedat e Boki 13 me Zaevin në seancën ku u përjashtua Boki 13, seanca e radhës më 10 dhjetor për rastin “Aleanca ndërkombëtare”
- LEXO: RMV, Boki 13-të kërkoi ndryshimin e gjykatëses në rastin “Aleanca ndërkombëtare”
- LEXO: Boki 13 është liruar nga paraburgimi, ju shqiptua masa e paraburgimit shtëpiak
- LEXO: Remenski me regjistrime video do ta kontestojë bastisjen në shtëpinë e saj për lëndën “Lidhja ndërkombëtare”
- LEXO: Ruskoska për “Reket 2”: Paratë kanë përfunduar te shtëpia e prindërve të Boki 13 “Reket 2”
- LEXO: Është shtyrë seanca e parë për rastin “Zhvatja 2”, Remenski dhe Boki 13 nuk e duan Ruskovskën
- LEXO: Boki 13, Frosina Remenski, Jasna Mandiq … ulen në bankën e të akuzuarve
- LEXO: Rasti “Reket 2”, deputetja Frosina Remenski: Nuk pash dëshmi kundër mua
- LEXO: Deputetja Frosina Remenski ishte në Prokurori për t’i parë dëshmitë kundër saj në rastin “Reket 2’
- LEXO: Prokuroria e hapi procedurën parahetimore për “Reket 2”
- LEXO: Rasti “Reket”, Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7 vjet
- LEXO: Boki 13 dorëzoi kallëzime penale për 30-të qytetarë