Nëse kushtet klimatike janë të përshtatshme, Komuna e Tetovës sonte do të realizojë dezinsektimin

Në orët e mbrëmjes pritet të fillojë procesi i dezinsketimit në hapësirat e Tetovës, për çka Komuna ka paralajmëruar qytetarët të përgatiten, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 25.07.2022 (e Hënë), në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë. Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 23:30 deri në orët e para të mëngjesit”, sqarojnë nga Komuna e Tetovës.

Ata theksojnë se në rast se kushtet klimatike nuk lejojnë një gjë të tillë, ky proces do të realizohet ditët në vijim.

“Bëjmë apel tek bletarët që të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, pra është e nevojshme që bletët të strehohen nëpër kosheret e tyre, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit”, rekomandojnë nga Komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button