Shkolla Wilson sjell Fesitvalin Ndërkombëtar për herë të tretë

Ditë festive sot në Pallatin e Kulturës të Tetovës ku u mbajt per herë të tretë Festivali Ndërkombëtar i organizuar nga nxënësit dhe stafi i Shkollës Woodroë Wilson. Prindër, fëmijë, e vizitorë të panumërt vizituan hapësirat e Pallatit të Kulturës në të cilat wilsonasit kishin përgatitur një mori aktivitetesh edukative dhe argëtuese për fëmijë të të gjitha moshave. Larmi në veshje, afishe, ushqime, eksperimente shkencore, prezentime e këngë të performuara nga vetë nxënësit, kënaqen të gjithë banorët e Tetovës dhe më gjërë.

Willson Festivali Ndërkombëtar
Fesitvali Ndërkombëtar

“Falemnderoj përzemërsisht prindërit, nxënësit, dhe stafin e Shkollës Wilson për përkrahjen dhe realizimin e këtij manifestimi që dëshmon dhe validon punën që bën kjo shkollë për ndërtimin e një fryme të re perëndimore, e një gjenerate që do të jetë lidere e ardhëshme e një shoqërie të shëndoshë” tha Elita Masha, menaxherja e shkollës Willson.

Moderatorja e eventit, nxënësja Rina Zejneli falemnderoj partnerët e festivalit: Komunën e Tetovës dhe Këndin Amerikan në Tetovë, sponzorët: Ekolog, Vezë Sharri, Dauti Komerc, dhe Poliklinika Vita, përkrahesit mediatik: Alsat M, MTV2, TV Art, TV Kiss, TV Koha, Yllpress, Almakos, Portalb, dhe Zhurnal, si dhe Univerzitetin Shteteror te Tetoves, Univerzitetin e Europes Juglindore, Qendra për Edukimi dhe Zhvillim dhe Alenca Franceze.

Në fund të festivalit u ndanë çmime për prezentimet më të votuara dhe më pas, nxënësit wilsonas, si qytetarë të ndërgjegjshëm pastruan tërësisht hapësirat e Pallatit të Kulturës ku u mbajt ky event kaq mbresëlënës.

Fesitvalin Ndërkombëtar
Fesitvali Ndërkombëtar
Fesitvalin Ndërkombëtar
Willson Festivali ndërkombëtar

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button