Më pak se një përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet solare

Në Maqedoninë e Veriut në muajin maj janë harxhuar 544 181 MWh energji elektrike, ndërkohë energjia e përgjithshme neto është 383 553 MWh, derisa vetëm 0.8 përqind është prodhuar nga energjia diellore, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi i përgjithshëm bruto i energjisë elektrike: Termocentralet (63.5 %), Hidrocentralet (33.4 %), Turbinat e erës (1.3 %), Biogaz bimët (0.9 %), Panelet solare (0.8 %) dhe Termocentralet e kombinuara (0.1%)”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që 97.5 përqind e qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Enti sqaroi që 75.5 përqind e harxhimit të brendshëm mbulohet nga prodhimi.

“Gjatë muajit maj të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 544 181 МWh energji elektrike, 3.801 mil. nm3 gaz natyror, 470 502 ton qymyr dhe 98 497 ton produkte të naftës”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button