Prej sot deri më 22 shator do të mund të aplikohet në Konkursin për përfaqësim e Maqedonisë së Veriut në Bienalen e Venedikut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në fushën e kulturës dhe arkitekturës do të mund të aplikojnë prej 25 korrikut deri më 22 shtator të këtij viti në Konkursin për Përfaqësimin Kombëtar të Bienales së Arkitekturës së Venedikut për vitin 2023, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs kanë personat juridikë që aplikojnë me projekte në një nga kategoritë e mëposhtme: ekspozitë personale / projekt arkitekt; ekspozitë / projekt i një grupi arkitektësh”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës.

Ministria sqaroi që mund të aplikojnë shoqata, sindikata, shoqata dhe persona të tjerë juridikë të regjistruar për kryerjen e veprimtarive në fushën e kulturës dhe arkitekturës.

“Ekspozita Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia do të mbahet nga data 20 maj deri 26 Nëntor 2023 me temën “Laboratori i së Ardhmes” postuar nga kuratorja e ekspozitës, Lesley Lokko”, sqarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button