Greqia e zmbrapsi varkën me emigrantë në ujërat turke, alarmoi Turqia

Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një varkë që transportonte emigrantë nga ujërat territoriale greke në ato turke, raporton REL. Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se incidenti ndodhi të dielën pranë Rodosit [ishull grek] dhe postoi pamjet me dron në mediat sociale që tregonin rojet bregdetare duke tërhequr varkën në ujërat turke pranë vendpushimit jugperëndimor të Marmaris [port- qytet në Turqi].

Rojat bregdetare greke nuk kanë dhënë ndonjë komente për rastin.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë vërtetësinë e pamjeve, të cilat tregojnë se pasagjerët e një varke lidhin një litar nga pjesa e prapme e saj në një varkë të vogël gome, të cilën varka më pas e tërheq mbrapsht përpara se të shkëputet prej saj dhe të largohet. Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në varkën e vogël prej gome.

Athina ka mohuar vazhdimisht akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, se ajo i zmbraps emigrantët jashtë ujërave greke, duke thënë se përgjon varkat në det për të mbrojtur kufijtë e saj.

Greqia ishte vija e parë e krizës së migracionit të Evropës në 2015 dhe 2016 kur rreth një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria në Siri, Irak dhe Afganistan mbërritën, kryesisht nëpërmjet Turqisë. Numri i të ardhurve ka rënë ndjeshëm që atëherë.

Greqia dhe Turqia, vende anëtare të NATO-s dhe rivalë historikë, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për çështjet e emigrantëve dhe pretendimet territoriale konkurruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button