Temperaturat e larta po shkaktojnë shkrirjen e akullit në Grenlandë

Uji në brigjet e Grenlandës veriperëndimore duket shumë i qetë, por, kur i shohim pellgjet e grumbulluara në akullnajat e rajonit ato japin shenjë se një transformim është duke ndodhur në shtresën e akullit, shkuan BBC, transmeton Portalb.mk.

Tani e disa ditë temperatura të jashtëzakonshme po mbizotërojnë në Grenlandën veriore. Temperaturat e larta kanë shkaktuar shkrirjen e shpejtë të akullit dhe kjo u vërejt nga shtimi i ujit të lumenjëve që vërshojnë në oqean. Shkencëtarët thanë që temperaturat kanë qenë rreth 10 gradë më të ngrohta se normalja për këtë periudhë të vitit.

Sasia e akullit që u shkri në Grenlandë midis 15 dhe 17 korrikut shkoi deri në 6 miliardë ton ujë në ditë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e të Dhënave të Dëborës dhe Akullit të SHBA-së me këtë sasi të ujit, do të mund të mbusheshin 7.2 milionë pishina me përmasa olimpike.

Ose e thënë ndryshe, përmasat e akullit të shkrirë do të mund ta mbulonin të gjithë Virxhinian Perëndimore.

“Shkrirja e akullit në pjesën veriore javën e kaluar nuk ishin normale, duke parë mesataret klimatike 30 deri në 40 vjet më parë. Por, shkrirja ka qenë në rritje dhe kjo ngjarje ishte një goditje shumë e madhe.” tha Ted Scambos, shkencëtar në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Borës dhe Akullit në Universitetin e Kolorados.

Çdo verë, shkencëtarët shqetësohen se do të ketë shkrirje më të madhe të akullit, siç ndodhi në vitin 2019 ku 532 miliardë ton akulli u shkri në det. Një pranverë e nxehtë e papritur dhe një valë e nxehtë e korrikut, atë vit shkaktuan shkrirjen e pothuajse të gjithë sipërfaqes së akullit. Si rezultat, niveli global i detit u rrit përgjithmonë për 1.5 milimetra.

Grenlanda ka shumë akull, nëse shkrihet i gjithi, mund të rritet niveli i detit për 7.5 metra në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button