Helmimi i kafshëve të egra deri më tani ka shfarosur dy lloje shkabash, institucionet duhet të fillojnë të shqiptojnë dënime

Helmimi i kafshëve të egra është vepër specifike penale, ndërsa në ato raste të gjitha institucionet duhet të veprojnë sipas protokolleve të përcaktuara. Duke pasur parasyshë se në ven ekziston pak përvojë në përballimin e situatave të tilla në vend, protokollet janë vendimtare nëse synojmë përpunimin efektiv të këtyre rasteve, por edhe zbardhjen dhe reduktimin e incidenteve shumë të shpeshta në të cilat helmet përdoren ilegalisht në natyrë, njifton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Këto janë konkluzionet e punëtorisë për zhvillimin e protokolleve operative për trajtimin e rasteve të helmimit të kafshëve të egra, e cila u organizua nga Shoqata ekologjike maqedonase (ShEM) në kuadër të projektit BalkanDetoks LIFE. Qëllimi i seminarit është ndalimi i praktikës së përdorimit të paligjshëm të karremave helmues në vend, aktivitet që deri tani ka rezultuar në shfarosjen rajonale të dy llojeve të shkabave dhe që vazhdon të shkaktojë pasoja të mëdha dhe të pariparueshme për diversitetin biologjik në gjithë rajonin.

ShEM-ja thonë se edhe pse deri më tani janë bërë shumë aktivitete për zgjidhjen e këtij problemi, mungesa e protokolleve operative për trajtimin e të gjitha institucioneve kompetente për këto raste, paraqet zbrazëti të madhe në hetimin dhe zbardhjen e incidenteve të tilla. Nga aty theksojnë se pasi bëhet fjalë për një vepër penale shumë specifik, një pjesë e madhe e personelit të institucioneve kompetente nuk kanë përvojë se si të veprojnë, sipas cilit nen duhet trajtuar vepra, si të ndriçohet rasti, ose nuk janë fare të vetëdijshëm se është vepër penale ose mendojnë se nuk janë kompetentë.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë rregullore apo procedurë standarde operative për trajtimin e rasteve të helmimit të kafshëve të egra. Krahas faktit që pothuajse çdo vit përballemi me raste të tilla, mungesa e përvojës dhe trajnimit të duhur, si dhe ndërgjegjësimi për seriozitetin e këtij lloj krimi, mungesa e ndonjë protokolli për veprim, ka bërë që në çdo rast si ky, një institucion dështon në pjesën e tij, gjë që rezulton se nuk zbardhet asnjë rast”, thotë Nenad Petrovski nga ShEM.

Ai thekson se një nga aktorët kryesorë në procedurën hetimore është Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e materialeve dëshmuese, njoftimin e Prokurorit Publik dhe përcjelljen e karremit helmues në Repartin e ekzaminimeve kriminale teknike dhe ekspertizave për analizën e helmit që është përdorur.

“Nëse bëhet fjalë për helmim të specieve të mbrojtura, është e nevojshme të përfshihet inspektor për ambinetin jetësor nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, i cili është përgjegjës për përcaktimin nëse ekziston vepër penale helmim si dhe vlerësimin e dëmit të ambientit jetësor, ndërsa ka koptenecë edhe për shkrimin e dënimit për veprën penale. Inspektori për natyrën mund t’i marrë kafshët e egra të helmuara dhe t’ia dorëzojë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare për obduksion dhe analiza toksikologjike”, thotë Petrovski.

Nëse rasti gjendet në territorin e vendgjuetisë, autoritet kanë edhe rojet e gjahut, ndërsa një pjesë e barrës për përgjigjen fillestare në terren bie edhe mbi Agjencinë për ushqim dhe veterinari, gjegjësisht inspektorëve veterinar, megjithatë Petrovski thotë se pavarësisht ftesës, ky institucion nuk mori pjesë në punëtori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button