RMV, përkufizimi i ngadalshëm ligjor i “Buxhetimit gjinor” e ngadalëson barazinë gjinore

Përfshirja e perspektivës gjinore në procesin buxhetor, përkatësisht buxhetimi gjinor, ndikon drejtpërdrejt në promovimin e barazisë gjinore në vend. Buxhetimi gjinor në Maqedoninë e Veriut është përcaktuar me Ligjin për mundësi të barabarta, kurse ai zbatohet nëpërmjet një strategjie, që ka ekzistuar prej më parë, për fillim të aplikimit të tij, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Strategjia për futjen e buxhetimit gjinor si dokument kombëtar ekziston që nga viti 2012, por ky lloj buxhetimi ende nuk është rregulluar në Ligjin për buxhete. Gjegjësisht, Strategjia Kombëtare për Barazi Gjinore 2021-2026 nuk është miratuar ende.

raportin e ri Enti Shtetëror i Auditimit vë në pah se për shkak të mos përkufizimit të termave deklaratë/iniciativë buxhetore gjinore, treguesit gjinorë dhe qëllimet gjinore në Ligjin për Buxhetet, analiza gjinore e programeve dhe nën-programeve buxhetore nuk mund të bëhet.

Mungesa e përkufizimit të terminologjisë

Në vitin 2019, Ministria e Financave prezantoi Formularin e Iniciativës për Buxhetim Gjinor. Sipas dokumentacionit të dorëzuar për vitin 2021, këtë formular e kanë plotësuar dhe dërguar vetëm 13 institucione shfrytëzues të buxhetit.

Projektligji për buxhetin është hartuar në vitin 2020. Sipas raportit “Efektiviteti i masave të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për barazi gjinore dhe nisma të përshtatshme buxhetore gjinore”, termat deklaratë/iniciativë buxhetore gjinore, tregues gjinor dhe qëllime gjinore nuk janë të përcaktuara në Projektligjin për buxhetet. Ky projektligj është shqyrtuar dhe miratuar nga Qeveria dhe duhet të vlejë nga data 01.01.2023.

“Nëse futen ndryshime në qarkoren buxhetore, ato do t’u mundësojnë përdoruesve buxhetorë në nivel qendror të përgatisin iniciativa buxhetore gjinore për programet e tyre buxhetore”, thuhet në raport.

Sipas auditimit të kryer, realizimi i iniciativave buxhetore do të ndikonte në gratë dhe burrat dhe në atë mënyrë do të kontribuonte në zbatimin e Ligjit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.

Buxhetimi gjinor nëpërmjet deklaratës buxhetore gjinore në periudhën 2017-2020

Me deklaratën e buxhetit gjinor nga Ministria e Ekonomisë është përzgjedhur në kuadër të programit për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarisë, nga i cili janë përzgjedhur disa masa, përkatësisht:

Numri i grave të cilat kanë aplikuar në zejtari tregon tendencë të rritjes në periudhën 2018-2020.

Gjendja me sipërmarrësinë e grave, për të cilën mund të aplikojnë vetëm ndërmarrjet në pronësi dhe të menaxhuara nga gratë.

Sa i përket masës së tretë dhe të fundit – bashkëfinancimi i projekteve për zhvillimin dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe nxitjen e sipërmarrjes, nga auditimi rezulton se në vitin 2017 janë miratuar aplikime nga 13 gra dhe 11 burra, ndërsa ky numër ka shënuar rënie pas pandemisë kur nuk kishte asnjë aplikim të miratuar.

Redaktimi i projektligjit për buxhetet në praktikë

“Për të përmbushur me sukses angazhimet për barazi gjinore, nëpërmjet buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, kërkohet pjesëmarrje aktive nga të gjitha institucionet përkatëse – Qeveria dhe ministritë, Parlamenti, vetëqeverisjet lokale dhe këshillat e qyteteve, auditori shtetëror, shoqëria civile dhe komuniteti akademik”, thuhet në auditim.

Parlamenti i RMV-së është përgjegjëse për analizimin e shkallës së buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Sipas praktikës së deritanishme, siç tregon raporti, propozim-buxheti i RMV-së, të cilin në Parlament e dorëzon autoriteti ekzekutiv nuk përmban dokumente mbështetëse siç janë deklaratat buxhetore gjinore.

Prandaj, me dorëzimin e propozim-buxhetit dhe dokumentacionin buxhetor duhet të dorëzohen edhe deklaratat/iniciativat buxhetore gjinore.

Për këtë arsye, Enti Shtetëror i Auditimit i ka dërguar rekomandim Ministrisë së Financave që ta rirregullojë dhe saktësojë projektligjin për buxhetet dhe përcaktimin e termave deklaratë/iniciativë buxhetore gjinore, tregues gjinorë dhe qëllime gjinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button