Rrufeja ka shkaktuar dy zjarre në Kumanovë

Dy zjarre kanë shpërthyer sonte në rajonin e Kumanovës. Sipas informatave të para, zjarr ka te varrezat e qytetit dhe një tjetër te “Loveçki dom”. Ekipet janë në terren dhe po punojnë në shuarjen e zjarreve, transmeton Portalb.mk.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, zjarret janë shkaktuar nga goditja e rrufesë.

“Në Kumanovë te Koka po digjet bari i thatë, në fshatin Proevce te Loveçki dom pyll me pisha. Zjarret janë shkaktuar nga goditja e rrufesë. Në Kërçove, në fshatin Tuin po digjet bar i thatë dhe pyll me kërcell të ulët. Në Veles – mes fshatrave Golozinci dhe Lisiçe, komuna e Çashkës po digjet bari i thatë dhe pyll me kërcell të ulët”, njoftuan nga QMK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button