Shkatërroi oborret e dy vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit që të ndërtojë garazhë dhe rrugë për te shtëpia e tij e cila është ndërtim ilegal

Edhe pse, paara një viti Mali Sharr u shpall Park Nacional, një pjesë e madhe e uzurpatorëve edhe më tej, me intensitet të pa reduktuar, vazhdojnë të ndërtojnë në mënyrë ilegale numër të madh të objekteve në zonat e mbrojtur. Në rrugën nga Tetove deri në Kodrën e Diellit janë ndërtuar apo ndërtohen në mënyrë intensive numër i madh i vikend shtëpizave dhe objekte të tjera më të mëdha, ndërsa po ashtu është shumë e keqe situata edhe në lagjen e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit. Ndërtohen gjithkund edhe të pa asnjë leje, sepse Plani Detajor Urbanistik për Kodrën e Diellit ende nuk është miratuar, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Faktin që uzurpatprët nuk respektojnë as ligjin as rregulloret, e kanë ndjerë mbi supet e tyre edhe dy tetovarë të cilët më shumë se 40 vite kanë vikend shtëpizave të tyre në Kodrën e Dielit. Mbivikend shtëpizat e tyre ka filluar të ndërtohet objekt i ri për të cilin nuk ka leje, ndërsa pronari i tyre ka angazhuar një eskavator dhe ka u ka gërmuar oborret që të ndërtojë garazh dhe rrugë deri në vikendicë.

“Është bërë dëm i madh. Po punohet për ndërtim të parregullt dhe ilegal dhe uzurpim të oborreve tona. Edhe pse oborret e të gjitha vikend shtëpizave të Kodrës së Diellit janë pronë shtetërore, ky person i cili ndërton objekt mbi vikend shtëpizat ona, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë dokument dhe miratim ka gërmuar grop të madhe mes dy vikend shtëpizave tona, me arsyetim se aty do të ndërtojë garazh për nevojat e tija personale. Ne e kemi paraqitur rastin në polici dhe në inspektoratin ndërtimor në Komunën e Tetovës. Javën e kaluar policia doli në teren, pas çka ndërtimi ishte ndërprerë, por pas disa ditëve, edhe përkrah udhëzimeve të policisë, punimet ndërtimore vazhduan dhe u desht të reagojmë disa herë. Është bërë proces verbal, por ende po presim dokument valid nga institucionet kompetente”, tha Dejan Dimitrievski, njëri nga pronarët e vikend shtëpizave.

Dhe përderisa po pritet që organet kompetente të kryejnë punën e tyre, pronari i ndërtimit ilegal vazhdon të punojë dhe të shkaktojë dëme shtesë.

“Kemi komunikuar me personin i cili i uzurpon oborret tona, por kemi marrë vetëm premtime momentale se do të ndalojë me punimet, përderisa gjendja në vend ngjarje është tërësisht tjetër. Është e vërtët se ka kthyer mbrapa disa kamionë me dhe, por kishte tentime që në vendin e njëjtë të bëjë derë të madhe shkallë deri në vikend shtëpizën e tij, diçka që po ashtu nuk është e lejuar. Deri më tani janë bërë dëme të mëdha. Janë preprë kabllo të energjisë elektrike dhe dhjetëra vikend shtëpiza të kësaj pjese ngelën pa rrymë, derisa nuk erdhën nga EVN që të sanojnë dëmin. Është prerë edhe një gyp i kanalizimin, është rrënduar ky mur i betonit, i bërë para 30 viteve i cili shërben për të parandaluar rrëshqitjen e dheut”, tha Dimitrieski.

Nga inspektorati komunal i Komunës së Tetovës thonë se janë të njohur me këtë rast dhe se veç më kanë reaguar.

“Ne kemi dalë në terren, kemi inspektuar gjendjen dhe i është urdhëruar personit që ka kryer veprimtari ndërtimore për ndërtim të garazhës dhe rrugës të ndalojë punimet. Garazha nuk  nuk mund të bëhet këtu, ajo është më se e qartë. Ne ia kemi thënë këtë personit. Tani bëjmë kontrolle në Kodrën e Diellit dy herë në javë dhe në bazë të paraqitjeve shkojmë lartë dhe intervenojmë”, deklaroi Abdul Gani nga inspektorati komunal.

Uzurpime të këtila të paligjshme të tokës në Kodrën e Diellit nuk janë të rralla. Dimitrievski tha se, pothuajse çdo e dhjeta vikend shtëpizë ka probleme të këtilla dhe të ngjashme me ndërtime të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button