Tupançeski: Gjuha e urrejtjes nuk duhet të ndërlidhet çdoherë me Bullgarinë

Çdokush që vlerëson se në ndonjë tekst apo në ndonjë vend tjetër ka elemente të gjuhës së urrejtjes mund të paraqesë kallëzim penal, por vetëm institucionet e shtetit tonë janë ato të cilët duhet të vendosin për atë çështje, tha ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski në intervistën javore për REL.

“Ne kemi legjislacionin tonë nacional ku e kemi të definuar në mënyrë precize termin gjuhë e urrejtjes apo singtagmën gjuhë e urrejtjes. Ajo do të thotë, nëse ka shkelje të asaj që quhet e drejtë pozitive atëherë do të flasim për gjuhë të urrejtjes pa ndonjë element apo segment shtesë. Definicioni ynë për gjuhë të urrejtjes që paraqet vepër predikative për disa forma më të rënda të veprave penale është e pozicioniar në bazë të standardeve të mira evropiane, kështu që pavarësisht situatave konkrete, marrëveshja bilaterale është kryesisht abstrakt në atë sferë, megjithatë ne kemi rregullativë nacionale dhe nëse i përmbahemi rregullativës nacionale praktikisht do të arrijmë edhe qëllimin e dëshiruar se gjuha e urrejtjes jo çdoherë duhet ta ndërlidhim me Bullgarinë por, t’i japim kuptim pak ekstenziv”, tha Tupançevski.

Sipas tij, ndryshimi më i ri i Kodit Penal në nenin 426 që ka të bëjë me shkaktimin e urrejtjes, mosmarrëveshje apo padurim në bazë nacionale, racore, fetare apo bazë tjetër diskriminuese ndërsa në të cilën është shtuar edhe pjesa për gjuhën nuk mund të ndëridhet me protokollin bilateral të cilën e nënshkruam së fundmi me Bullgarinë.

Po ashtu, Tupançeski  deklaroi se departamenti i tij po shqyrton ndryshime ligjore që do të pengojnë të ashtuquajturën. “turizmi i burgjeve”. Termi dhe praktika u bënë të rëndësishme muajt e fundit, pasi të dënuarit e profilit të lartë (Sašo Mijalkov dhe më parë Orce Kamçev) filluan të përdorin mundësinë ligjore për të ndryshuar vendbanimin e tyre dhe më pas në një burg tjetër në vend të Shkupit.

Në veçanti, Kamçevi dhe Mijallkov ndryshuan adresën e tyre në Ohër për të shërbyer në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur.

Si Kamçevi, ashtu edhe Mijalkovi akuzoheshin për krime për të cilat ishte pezulluar një dënim i gjatë me burg, në rastin e njohur në opinion si “Perandoria“. Por të dy arritën të merrnin dënime të favorshme me një marrëveshje pranimi të fajit. Pas pranimit të fajësisë në Prokurori, Mijalkov u dënua me tre vjet burg dhe pranoi t’i konfiskonte pasurinë e tij në vlerë prej 30 milionë euro.

Biznesmeni Orce Kamçev, nga ana tjetër, është pajtuar me një vit burg dhe detyrimin për të paguar në buxhetin e shtetit rreth 5.2 milionë euro.

I pyetur se çfarë mendon për marrëveshjet, ministri i Drejtësisë Tupançeski përgjigjet se ideja kur është futur ai mekanizëm ka qenë e mirë, por nuk mund të thotë se ka dhënë rezultat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button