Pas gati një viti rikonstruim, u lëshua në përdorim rruga “Strasho Pinxhur” në Tetovë

Pas pothuajsen 11 muaj rekonstruim, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbrëmë e lëshoi në përdorim rrugën “Strasho Pinxhur” e cila gjendet në qendër të qytetit dhe është një ndër rrugët kryesore. Rruga është tërësisht e rikonstuar me vendosjen e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore, ndërsa janë mbjellur edhe drunjë të ri, pasi drunjtë e vjetër disadekadash që ishin aty, u prenë gjë që atëherë shkaktoi revoltë të madhe te qytetarët, transmeton Portalb.mk.
“Arritëm në kohë rekord të realizojmë këtë projekt të cilin e trashëguam me shumë lëshime. Tani janë bërë të gjitha intervenimet shtesë në infrastrukturën nëntokësore. I uroj banorët e kësaj rruge, biznesmenët që punojnë këtu dhe të gjithë tetovarët për këtë rrugë me premtim se në të ardhmen Tetova do të promovj gjithnjë e më shpesh projekte të këtilla me të gjitha standardet”, deklaroi kryetari i komunës, Bilall Kasami.
Ndryshe, punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”, një nga rrugët kryesore dhe në mes të Tetovës filluan në periudhën parazgjedhore, por pas zgjedhjeve lokale 2021 me të ardhur në krye të komunës, Bilall Kasami ndërpreu punimet me arsyetimin se projekti i asfaltimit nuk i plotësonte kriteret. Të njëjtat filluan në muajin prill.
- LEXO: Të martën rifillojnë punët në “Strasho Pinxhur”- Tetovë, e paqartë përse u prenë drunjtë dhe në bazë të cilit elaborat
- LEXO: Nuk dihet ende në bazë të cilit elaborat u prenë drunjtë në “Strasho Pinxhur”- Tetovë
- LEXO: Tetovë, u ndërprenë një ditë pasi filluan punimet në “Strasho Pinxhur”
- LEXO: Pas gjysmë viti në baltë, filluan punimet në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, u prenë drunjtë
- LEXO: Qytetarët duhet të presin deri në verë për rikonstruimin e rrugës “Strasho Pinxhur” në qendër të Tetovës
- LEXO: Filloi mbushja e gropave në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë
- LEXO: Rruga ‘Strasho Pinxhur’ në Tetovë mbytet në baltë, projekti i rikonstruimit nuk i plotëson kushtet bazë (FOTO)
- LEXO: Rruga në qendër të Tetovës me gropa dhe pa asfalt: Ka filluar rikonstruimi në tetor, ende s’ka mbaruar
- LEXO: Kasami: Shkelje të rënda ligjore në realizimin e punimeve infrastrukturore në Tetovë