Dehari: Kërçova model i marrëdhënieve të mira ndëretnike (Video)

 

Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës, në intervistë për Civil Media foli për marrëdhëniet ndëretnike në Kërçovë dhe për bashkëpunimin e partive të tjera në këshillin komunal. Dehari tha se Kërçova është model i mirë për marrëdhëniet ndëretnike në vend. Ai i komentoi edhe zgjedhjet e sivjetme dhe për vënien e fotografisë së tij me armë në facebook. Shikojeni intervistën e tërë më poshtë.

Dehari e vlerësoi Kërçovën si model të marrëdhënieve të mira ndëretnike prej kohësh. Këtë bashkëjetesë ai ia referon edhe faktit se në rajonin e këtij qyteti jetojnë edhe komunitete tjera si turq, rom dhe vlleh.

Zgjedhja e tij sipas Deharit nuk ka ndikuar në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kërçovë.

“Veprimi i partive politike maqedonase në nivel të Këshillit të komunës si një opozitë e bashkuar nuk ka shkaktuar obstruksione në punën e këshillit, në përjashtim të debateve politike”, thotë Fatmir Dehari.

Sforcimet që BDI i bën në proceset integruese, veçanërisht integrimin e Maqedonisë në NATO, Dehari e konsideron si një politik konstruktive të një strukture të fuqishme siç është BDI. Sipas tij proceset integruese nuk janë objekt i kushtëzimeve të brendshme të përcaktuara në afate kohore, por duhet të jenë procese në kontinuitet.

Fotografitë e tij me armë që shënjestruan mediat maqedonase, nuk kanë ndikuar te Fatmir Dehari. Ai thotë se fotografitë nën emblemën e UCK-së, janë pjesë e historisë së tij të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button