Në RMV më shumë firma të mbyllura se sa të hapura

Pandemia dhe konflikti ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës i kanë kufizuar operacionet e kompanive dhe ato duhet të kujdesen për likuiditetin në kushte të vështira dhe të pasigurta dhe të balancojnë mes nevojës për zhvillim dhe rritje të kapaciteteve dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Goditjet e reja në ekonomi shkaktojnë rritje të pasigurisë në veprimtarinë e kompanive, gjë që ndikon në mbijetesën e vetë kompanisë, transmeton Nova Makedonija.

Sipas analizave të portalit “Para”, në gjashtë muajt e parë të vitit nuk ia kanë dalë të mbijetojnë 4874 kompani dhe nëse krahasohet me vitin e kaluar, të dhënat tregojnë se ky vit është më i favorshëm. Vitin e kaluar, në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave që i ka grumbulluar portali “Para” nga platforma “Rrjeti i Biznesit” 5.022 kompani ia kanë vënë çelësin dyerve.
Analiza e portalit tregon se edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, mbylljet më të mëdha janë në të njëjtët sektorë: tregti, industri përpunuese, gastronomi dhe hoteleri, ndërtimtari dhe në transport e magazinim.

– Edhe në gjysmën e parë të vitit 2022, më së shumti mbyllje, sikurse në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, janë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave. Këtë vit në këtë sektor janë shuar 1.569 kompani, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë – 1.622 kompani. Në vend të dytë vitin e kaluar ishte sektori i i gastronomisë- hotelerisë, ndërsa tani është industria e prodhimit me 584 kompani të mbyllura. Vitin e kaluar, në gjashtëmujorin e parë, 543 kompani u shuan në industrinë e prodhimit. Sektori i gastronomisë dhe hotelerisë këtë vit ishte në vendin e tretë në listën e kompanive të mbyllura, ku vitin e kaluar ishte industria e përpunimit. Në sektorin e objekteve akomoduese dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor, këtë vit janë shuar 515 kompani. Vitin e kaluar në këtë sektor janë shuar 604 kompani.
Ndërtimtaria, edhe në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, edhe këtë vit, është në vendin e katërt për sa i përket mbylljes së kompanive. Vitin e kaluar janë shuar 397, kurse këtë vit 359 – tregon analiza e portalit “Para”. Sipas të dhënave të tyre, në gjysmën e parë të vitit janë hapur 3.768 kompani, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë hapur 3.785. Kjo shifër e zbuluar nga të dhënat e platformës “Rrjeti i Biznesit” tregon se investitorët këtë vit kanë qenë edhe më të përmbajtur se në vitin  me pandemi 2021, ashtu që në gjashtë muaj kanë hapur 17 kompani më pak se në të njëjtë periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se edhe këtë vit më së shumti kompani janë hapur në Shkup, Manastir dhe Tetovë. Nga analiza sipas aktivitetit rezulton se të njëjtët pesë sektorë janë në fokus të investitorëve, si këtë vit ashtu edhe vitin e kaluar. Këto janë: tregtia, sektori hoteleri, ndërtimtaria, veprimtaritë e shërbimeve dhe industria përpunuese.
Të dhënat tregojnë se këtë vit kompanitë më të reja të themeluara janë në tregti, gjegjësisht në gjashtë muaj janë hapur 838 kompani, por vitin e kaluar interesimi ka qenë më i madh – janë hapur 986 kompani të tilla.
Në familjen e biznesit hynë 437 kompani nga sektori i shërbimeve, 373 kapacitete hotelerie, 306 kompani ndërtimi dhe 291 kompani nga industria përpunuese.
Sipas kryetarit të Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, numri i ndërmarrjeve të mbyllura është pothuajse i njëjtë çdo vit, por pret që trendi të vazhdojë edhe këtë vit me ritme më të shpejta se vitet e kaluara, për shkak të situatës së vështirë në të cilat janë kompanitë.
– Kriza ekonomike dhe energjetike i ka goditur fuqishëm kompanitë dhe rimëkëmbja po shkon më vështirë se sa pritej. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për të gjithë sektorët, ndërsa gastronomia, tregtia dhe turizmi ishin ndër më të prekurit nga kriza me Kovid. Pasiguria vazhdon ende, ashtu që gjysma e dytë e vitit pritet të jetë më e keqe jo vetëm në nivel global por edhe në atë rajonal. Kriza me luftën i rriti seriozisht çmimet e lëndëve energjetike, kurse u rritën edhe shpenzimet për lëndët e para. Shumë kompani mund të mbyllen sepse vëllimi i prodhimit të tyre është ulur ndjeshëm. Ata po përpiqen që të mos ketë reduktim të numrit të punonjësve. Largimet nga puna janë gjithmonë të mundshme, por duhet gjetur metodë të përshtatshme për të parandaluar që kjo të ndodhë. Dhe për këtë arsye shteti duhet të fokusohet më shumë në ekonomi dhe të krijojë një mjedis në të cilin kompanitë mund të luftojnë dhe të mbijetojnë vetë – thekson Boshkov.
Kryetari i Kuvendit të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë theksoi se Qeveria gjatë viteve 2020 dhe 2021 ka shpenzuar mjete të mëdha financiare për të shpëtuar ekonominë, por tani një mundësi e tillë është shumë e kufizuar dhe për këtë kompanitë janë në rrezik.

– Për shkak të deficitit të madh buxhetor, rritjes së borxhit të jashtëm, rritjes së normave të interesit në tregjet financiare të huaja dhe të brendshme, zvogëlohet mundësia e reagimit nga ana e shtetit. Nga ana tjetër, rritja e inflacionit kërkon të ndërmerren masa për kufizimin e konsumit, gjë që gjithashtu ndikon negativisht  në rritjen ekonomike. Prandaj në këtë periudhë kompanitë janë lënë në vete dhe secila menaxhon ashtu siç di dhe ka mundësi – thotë Dimitrov.
Sipas tij, rritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, gazit dhe lëndëve të tjera energjetike është një problem i madh në disa industri, madje disa kompani më të vogla kanë paralajmëruar ndërprerjen e prodhimit.- Në këtë moment, të njëjtat probleme në tregjet evropiane ende nuk po shfaqin ulje drastike të qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve dhe kompanitë tona eksportuese kanë një nivel të kënaqshëm të porosive, por e ardhmja është mjaft e pasigurt dhe askush nuk mund të pretendojë me siguri se kjo situatë nuk do të ndryshojë për keq – vë në pah Dimitrov. Dhe në kushte të tilla të vështira dhe të pasigurta biznesi, shton ai, kompanitë duhet të kujdesen për ruajtjen e konkurrencës, por në të njëjtën kohë duhet të kujdesen për ruajtjen e likuiditetit, që të mos vjen deri te mbyllja e tyre.
– Të dhënat për rritjen e numrit të punëtorëve që nuk mund të marrin pagë të rregullt tregojnë se mos likuiditeti i kompanive tona është në rritje. Prandaj menaxherët duhet të balancojnë mes nevojës për zhvillim dhe rritje të kapaciteteve dhe ruajtjen e stabilitetit financiar – theksoi kryetari i Kuvendit të OPM-së.

Kompanitë e shuara në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 dhe 2022

Janar-Qershor 2022                     Janar-Qershor 2021

janar      254                                              216
Shkurt 3.321                                            3.403
mars      345                                              378
Prill        328                                              493
maj        321                                              271
qershor   305                                              261
gjithsej: 4.874                                          5.022

Aktivitetet e kompanive të e shuara në gjysmën e parë të vitit 2022

sektori i kompanive të shuara

Tregti me shumicë dhe pakicë; 1.569
riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave
Industria e përpunimit 584
Objekte të akomodimit dhe shërbime me ushqim 515
Ndërtimtari 359
Transport dhe magazinim 344

Kompanitë e sapohapura në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 dhe 2022

Janar-Qershor 2022                     Janar-Qershor 2021
janar        693                                            602
shkurt      564                                             661
mars        702                                            817
Prill          687                                            600
maj          562                                            578
qershor    560                                            527
gjithsej: 3.768                                          3.785

Aktivitetet me kompanitë e sapohapura në gjysmën e parë të vitit 2022

sektori i firmave të hapura

tregtia me shumicë dhe pakicë 838
Objekte të akomodimit dhe shërbime me ushqim 437
ndërtimtari 373
aktivitete të tjera shërbimi 306
industria prodhuese 291

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button