Ku jeni o ju të nderuar (të vonuar) politikan?

Motivin që e kam marrë për të shkruar këtë temë është pikërisht vrasja e maturantit maqedonasë dhe situata e tensionuar ditëve të fundit ku nga kjo situatë shumica e nxënësve që mësojnë nëpër shkolla të mesme nuk kanë mundur që të shkojnë nëpër shkollat e tyre për të marrë dituri, por janë obliguar që të qëndrojnë në shtëpi pranë familjarëve të tyre.

Fillimisht ndjej keqardhje për familjen e të vrarit Angel P., sepse të gjithë jemi njerëz dhe çdo vrasje e një njeriu është akt i ndaluar dhe akti më i rëndë që mund të bëhet nga ndonjëri, por poashtu ndjej keqardhje për familjen e të dyshuarit për arsye se në qoftës se ka faj vrasësi, nuk ka faj familja e tij.

Unë si një nxënës i shkollës së mesme situatën e shikoj si një lloj trazire nga trazirat e shumta që ndodhin në Siri dhe anekënd botës, por më shumë më habit fakti se si mund që partitë tona politike të mos dalin me asnjë qëndrim përpara opinionit për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e popollit shqiptar në këto trazira që janë duke ndodhur. E pyes veten ku është ai zotria që punët i zgjidhte me fjalë të mira por edhe me grusht tavolinash, ku është ai zotria që deklaroi se në qoftë se ishte nevoja për komb dhe çështje të popullit, aty ku të tjerët e vendonin këmbën ky e vëndonte edhe kokën? Ku janë ata që thonin se ne ju ndihmojmë për çfarëdo lloj problemi që nuk mund të zgjidhni vetë? Ku jeni o ju të nderuar (të vonuar) politikan?

Përgjigja e të gjitha këtyre pyetjeve është një fjali shumë e shkurtë që e përdorim ne si popull shumë herë. Ajo është: Kanë shkuar të bëjnë teferixh apo fatkeqësisht bëjnë plane ende prej tani se ku do ti kalojnë pushimet verore, përderisa populli ka nevojë me të madhe për ta.

Thotë Muhamedi s.a.s (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Janë dy kategori në ummetin tim që, nëse ata përmirësohen – përmirësohen të gjithë njerëzit, e nëse ata prishen – prishen të gjithë njerëzit. Këta janë udhëheqësit dhe dijetarët.

E gjithë kjo fjali (ky hadith) e jep shembullin e udhëheqësave dhe disave që mbahen dijetar por që në të vërtetë e kanë tradhëtuar logjikën e tyre dhe trurin e tyre e kanë dhënë në shërbim të pushtetarëve dhe politikës së tyre të fëlliqur, dhe kjo në përgjithësi është mjerim jo vetëm për ta por edhe për ne si popull në përgjithësi.
Personalisht nuk kam asgjë kundër por dua të shpreh atë që unë po e mendoj sepse të gjithëve na është e garantuar “e drejta e lirë e shprehjes” dhe të gjithë kemi të drejtë që këtë ta shfrytëzojmë.

Më e keqja e gjithë kësaj është se ne si popull mashtrohemi shumë lehtë dhe i votojmë ata të cilët para 4 vitëve nuk na njihnin, por na njihnin vetëm ditën e zgjedhjeve. I harrojmë të gjithë problemet që i kemi pasur para 4 viteve dhe me votim për dy-tre minuta e zgjedhim tërë çështjen.

Rreth 99% e anëtarëve të partive politike dhe e simpatizantëve partiakë as që kanë lexuar ndonjëherë programet e partive, ithtarë të të cilave janë. Ka disa që votojnë për ndonjë kanditat politik, kurse absolutisht nuk e njohin dhe jo vetëm se nuk e njohin personalisht, por nuk dinë asgjë as për programin që e përfaqëson ai. Njerëzit e tillë, vetëm se kryejnë si robot disa procedura që i bëjnë edhe njerëzit e tjerë, por që nuk preokupohen edhe aq për përmbajtjen e vërtetë të atyre procedimeve.

Politika për mua është i vetmi terren ku edhe askushi mund të bëhet dikushi, ku çohen peshë edhe njerëzit pa peshë. Politika në kushtet tona është shëndruar në zhdërvjelltësi që nga të pasurit të vjidhen paratë (përmes tenderëve dhe fëlliqësirave tjera), ndërsa nga masa e gjerë kryesisht e varfër të vjidhen votat. Me politik merret gjithkush, por pothuajse askush në mënyrë adekuate ashtu siç duhet me u marrë, duke e vendosuar interesin personal mbi interesin e përgjithshëm.

Nëse unë nuk arrijë që të kuptoj atë që po ndodhë, atëherë i bie që unë të kem kikirikë në kokën time (në vend të trurit). Kur do të zgjohemi ne më thuani?

Porosia ime për të gjithë politikanët (shqiptar dhe maqedonas) është që të vetëdijësohen dhe ta zgjedhin këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse nëse ka bërë vrasje një shqiptar nuk ka bërë vrasje e gjithë shqiptaria, që të dënohen duka ua thyer shitoret dhe lokalet tjera nga ana e maqedonasëve dhe ç’është më e keqja këto krime nuk i kanë ndaluar as organet kompetente shtetërore.
Ne nuk do të heshtim ndaj të padrejtës sepse thotë Aliu r.a: Kur të drejtët heshtën ndaj të pavërtetës (padrejtës), të padrejtët menduan se kanë të drejtë.

Sinan Ismaili, nxënës në “Arseni Jovkov”, Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button