Ndryshimet në infeksionin Covid: Një nga simptomat e para të koronës po rikthehet

Humbja e nuhatjes mund të bëhet sërish karakteristika e COVID-19. Profesionistët shëndetësorë thonë se një numër në rritje i personave të infektuar me virus po e raportojnë sërish këtë simptomë, transmeton Panacea.mk.

Në vitin 2020, nëse njerëzit humbnin ndjenjën e të nuhaturit, kishte të ngjarë që ata të infektoheshin me koronavirus. Variantet më të reja, duke përfshirë nën-variantet e omicron, nuk e shkaktuan këtë simptomë aq shpesh.

Megjithatë, humbja e nuhatjes mund të kthehet, pasi nënvarianti BA.5, i cili mund të shmangë lehtësisht përgjigjen imune të trupit, është bërë shkaku më i zakonshëm i rasteve të reja.

Valentina Parma, psikologe në Qendrën e shqisave kimike Monell në Filadelfia, e cila punon me pacientët me Covid, thotë se po sheh më shumë njerëz me humbje të nuhatjes në krahasim me fillimin e vitit.

“Kur aplikojmë testin e nuhatjes, shohim se rreth 25 për qind e njerëzve kanë të dëmtuar dhe të dobësuar shqisën e nuhatjes, gjë që nuk është një numër i vogël”, shton ajo.

Dr. Parma thekson se numri i njerëzve që raportojnë humbje të nuhatjes është “dukshëm më i ulët”, sesa me variantin delta, i cili ishte dominues në vitin 2021.

Nuk është e qartë pse disa variante shkaktojnë humbje të nuhatjes më shumë se të tjerët. Megjithatë, hulumtimet sugjerojnë se humbja e nuhatjes ndodh kur virusi infekton qelizat nervore në hundë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button