Mot i ngrohtë edhe gjatë ditëve në vijim, të rreshura të shiut dhe bubullima nesër në mbrëmje

Valë e ngrohtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditore do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim në vend, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperaturat minimale nesër do të lëvizin prej 13 deri 22 gradë, ndërsa ato maksimale prej 32 deri 42 gradë. Në Shkup nesër temperatura minimale do të arrijë deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale deri 39 gradë Celsius.

Përgjatë Vardarit nesër nga fundi i ditës do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit me të rreshura të shiut dhe bubullima. Mot jostabil në më shumë vende priten të mërkuren dhe të enjten në orët e pasdites, informojnë nga DPHM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button