Përleshje mafioze në Shqipëri, të vrarët në automjet me targa maqedonase

Për vetëm disa ditë më parë në Shqipëri ndodhën dy përplasje të mëdha mafioze ku humbën jetën katër persona, të njohur në publik si kriminelë me rekorde të bollshme policore, tranmseton 360 shkallë.

Automjeti i të vrarëve me targa të Shkupit. Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Milotit, Klisman Preci është qëlluar me armë zjarri teksa po dilte nga shtëpia, duke hipur në automjetin e tij me targa maqedonase, ndërsa shoku i tij Ylli Brahimi ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga automatikët, me shumë gjasa kallashnikov. Klisman Preci ka arritur t’i mbijetojë një prite në autostradën Lezhë-Tiranë pak muaj më parë.

Sulmi Precit dhe Brahimit lidhet me vrasjen e trefishtë të ndodhur të hënën, kur ata u qëlluan me dhjetëra plumba dhe më pas u dogjën në automjetin e përdorur nga tre kriminelët, Briliant Martinaj, Diklan Vatta dhe Besmir Hoxha. Brutaliteti dëshmohet nga fakti se njëri prej personave ishte gjallë, por vrasësit janë kthyer dhe e kanë vrarë dhe më pas i kanë vënë flakën automjetit.

Analisti i njohur shqiptar i krimit Artan Hoxha theksoi pas kësaj masakre është një grup i mirëorganizuar, i cili sipas hulumtimeve të tij qëndron pas disa vrasjeve në të kaluarën dhe nuk merr pjesë në një operacion pa marrë qindra mijëra euro.

“Ata nuk gabojnë kurrë, por habitem që i kanë vënë flakën automjetit. Është një mesazh, do digjesh i gjallë”, thotë Hoxha për Abcnews.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button