Zjarri në Berovë është ende aktiv

Vazhdon të shuhet zjarri i cili ka disa ditë që digjet në rajonin e Berovës, njoftoi MIA. Sipas korrespondentëve të agjencisë, zjarrfikësit dhe qytetarët nga Berova që marrin pjesë në shuarjen e tij do të qëndrojnë në terren deri në lokalizimin e plotë. Prej mëngjesit të sotëm është shuar sërish nga ajri.

“Për të shkurtuar kohën e mbushjes së ujit nga liqeni Berovës, në fshatin Budinarci është ngritur një pishinë e improvizuar, nga ku helikopteri do të mbush ujë për një ndërhyrje më të shpejtë”, tha Sasho Rumenovski, komandant i Njësitit Territorial të Zjarrfikjes nga Berova.

Rumenkovski shton se nga mëngjesi i sotëm kontrollin për trajtimin e zjarrit e ka marrë Komiteti Drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit të krizave. Sipas vlerësimeve, zjarri deri më tani ka përfshirë pyllin e lartë dushku dhe ahu me një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh.

Mbrëmë Komiteti Drejtues ka mbajtur një seancë për situatën me zjarret në vend, pas së cilës është bërë e ditur se fatkeqësia është vënë nën kontroll. Termi “nën kontroll”, megjithatë, nuk do të thotë se zjarri është shuar, por është ndalur përhapja e tij e pakontrolluar. Vlado Klinçarski nga NP “Pyjet e Maqedonisë – Maleshevë” tha mbrëmë se së paku në një vend në Berovë ka vështirësi për shkak të problemeve me erë më të fortë dhe temperatura të larta.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button