RMV, është arrestuar një person në Prilep, ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, duke e djegur automjetin e të birit

Nëpunës policorë nga SPB Manastir sot e kanë privuar nga liria G.K. (47) nga Prilepi, i cili ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, duke e djegur automobilin e të birit, njofton Portalb.

Sipas MPB-së, është vepruar pas denoncimit në orën 16:47, sipas të cilin, në rrugën “Mali Bistra” në Prilep ka shpërthyer zjarr në një automjet udhëtarësh “BMW” pa targa, pronë e M.K. (26) nga Prilepi dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete.

Zjarri është shuar nga Njësiti territorial për kundërzjarrfikëse, është kryer hetim dhe është konstatuar se zjarrin në automjet e ka shkaktuar i arrestuari, i ati i personit të dëmtuar, pas grindjes paraprake mes tyre.

Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button