Twitter ka shpenzuar 33 milionë dollarë në marrëveshjen me Muskun

Gjiganti Twitter ka shpenzuar 33 milionë dollarë në marrëveshjen e propozuar të miliarderit, Elon Musk për të blerë këtë kompani, transmeton REL.

Kompania ka thënë po ashtu se numri i përdoruesve ditorë përgjatë një muaji ka shkuar në 237 milionë.

Megjithatë, Twitter ka raportuar humbje neto në vlerë të 270 milionë dollarëve – më shumë sesa është parashikuar.

Musk ka ndryshuar mendje për blerje të kompanisë dhe tashmë është caktuar një seancë në muajin tetor, sepse Twitter dëshiron të detyrojë shitjen.

Musk rrezikon të paguajë 1 miliard dollarë për ndryshim të qëndrimit për blerje.

Ai ka thënë se nuk beson në shifrat që ka dhënë Twitter për llogaritë fiktive, prandaj edhe është tërhequr nga marrëveshja.

Më 2021, të ardhurat e Twitter-it kanë arritur në mbi 5 miliardë dollarë, mirëpo në 12 muajt e fundit, vlera e aksioneve të saj ka rënë për 45 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button