Promovohen trashëgimit kulturore të Dibrës si vlera turistike

Zyra ndërkombëtare invest Maqedoni-Shqipëri-Kosovë në bashkëpunim me komunën e Dibrës dhe Agjencinë Kombëtare të turizmit në Shqipëri për herë të parë organizuan një turne promovues në Dibër me qëllim që të vizitojnë të gjitha trashëgimitë kulturore dhe resurset natyrore në këtë komunë.

“Ky aktivitet tepër i veçantë në llojin e tij ka si synim promovimin e turizmit, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik në të dy anët e kufirit. Pjesëmarrësit në këtë turne do të kenë mundësin të shkëmbejnë përvojat, por edhe të njihen me atraksionet e zonës për paraqitjen e ofertave turistike sa më interesante”, theksoi drejtuesi i Zonës ndërkombëtare invest Maqedoni-Shqipëri-Kosovë, njëherit dhe përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Maqedonisë, në Tiranë, Fatos Mustafa.

Ai tha se promovimi turistik nuk do të jetë një mundësi e shkëlqyer vetëm për operatorët turistik por edhe për të nxitur sa më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet mes dy anëve të kufirit, të cilat do të mund të njihnin nivele t larta nëse do të bëhej e mundur ndërtimi i rrugës së Arbërit.

Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, duke përshëndetur përfaqësuesit e Agjencive turistike nga Shqipëria, mediat shqiptare dhe të tjerët tha se Dibra posedon me shumë trashëgimi kulturore dhe hap mundësi për një zhvillim edhe më të madh të vizitorëve nga ana tjetër e kufirit. Ai përmendi Shtëpinë e Erebararave, Shtëpia e Sakip Selës, Banjat e Dibrës-Capa, manastirin Shën Biguri, lumin Radikë, Fabrikën e gipsit, “Knauf”, liqenin e Dibrës dhe shumë resurse tjera që  do të vizitohen nga përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të turizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button