Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, tre të lënduar

Sipas policisë  në  aksidentin e  rëndë në afërsi të fshatit Novo Selë, në rrugën Ohër-Kërçovë janë lënduar rëndë tre persona  nga kjo fatkeqësi dhe pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të seriozitetit të lëndimeve të marra, mbrëmë vonë janë dërguar në Urgjencën e Shkupit  P.K (48) dhe S.P. (46), të dy nga Ohër, ndërsa në Spitalin “Shën Erazmo” është mbajtur për trajtim 24 vjeçari I.P. po nga Ohri.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti i tipit “Mercedes” me targa të Shkupit që udhëtonte në drejtim të Ohrit nga Kërçova, me qëllim të evitimit të ndeshjes së drejtpërdrejt me veturën “Golf”, e cila në vijë të pandërprerë nga drejtimi i kundërt parakalonte dy automjete transporti, ka dalë jashtë korsisë nga e djathta,  dhe është kthyer përsëri në korsi. Në këtë situate  “Mercedesi” me pjesën e parme ka goditur  rrotat e pasme të kamionit të tipit “Iveco”, me targa shqiptare, që udhëtonte nga Ohri në drejtim të Kërçovës

Lajme të ngjashme

Back to top button