KRRE solli vendim për çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,42% në raport me vendimin e datës 21.7.2022, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,011 den/kg dhe do të jetë 52,466 den/kg.

Nga data 23.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 96,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 99,00 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 96,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 52,466 (denarë/kilogram)

“Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar”, thonë nga KRRE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button