Gjykata e Ohrit me urdhër ndaj Mijallkovit: Më 8 gusht të paraqitet në burgun e Strugës

Gjykata Themelore në Ohër i ka lëshuar urdhër ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov që më 8 gusht të këtij viti të paraqitet në Shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese (ShNP) në Strugë për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetësh për rastin “Perandoria”, konfirmuan nga gjykata për “360 gradë”, transmeton Portalb.mk.

Lëshimi i dokumentit të referimit për burgun e Strugës vjen pasi Mijallkovi e ndërroi adresën e tij nga Shkupi në Ohër, prandaj autoriteti për lëshimin e dokumentit urdhërues kaloi nga Gjykata Penale e Shkupit në atë të Ohrit.

Personat që vuajnë dënimin në ShNP Strugë kanë mundësi, nëse janë të punësuar, të dalin për të shkuar në punë, si dhe të shfrytëzojnë fundjavat falas dhe të shkojnë në burg pas orarit të punës dhe të kalojnë natën aty. .

Dënimin prej tre vitesh me burg që Mijalkov do ta vuajë në Strugë është caktuar pasi ai si i pandehur në rastin “Perandoria” ka pranuar fajësinë për veprat penale bashkim kriminal dhe marrje dhe fshehje të paligjshme të pasurisë dhe ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, pjesë e marrëveshjes së tij ka qenë edhe konfiskimi i rreth 36 milionë eurove pasuri, pjesa më e madhe në pasuri të paluajtshme, për të cilat prokuroria ka publikuar një listë të detajuar.

Mijalkov nuk është i vetmi nga “Perandoria” që e ka pranuar fajin, ka bërë marrëveshje dhe më pas ka ndryshuar adresën për të vuajtur dënimin në burgun e Strugës. E njëjta gjë ishte edhe me biznesmenët Jordan (Orce) Kamçev dhe Nenad Josifoviq, të cilët arritën marrëveshje në fund të prillit të këtij viti. Ata morën secili nga një vit burg, nga të cilat dënimet e tyre ishin më të vogla, duke pasur parasysh se ishin në paraburgim (efektiv dhe shtëpiak) për disa muaj, periudhë e cila u llogarit në dënimet e tyre.

Marrëveshja e tyre ishte për vepra penale deri në vitin 2009 – Kamçev u deklarua fajtor për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa Josifoviq për pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Pjesë e marrëveshjes ishte që përmes kompanive të Kamçevit të paguajnë 5.2 milionë euro në llogarinë e DAP-it, kështu që më 26 prill të këtij viti nga kompania “Kara” SHA Shkup, e cila është trashëgimtare juridike e kompanive “Orka Holding” SHA Shkup. dhe DPTU HOOR SHA Kavadar, paratë janë derdhur në arkën e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button