Zjarri në Berovë pjesërisht i lokalizuar, Angellov pret të jetë nën kontroll të plotë gjatë ditës

Përderisa në Brovë që dje kanë marrë flakët, vendi po kalon edhe një verë tjetër pa sistem të reformuar mbrojtjeje dhe shpëtimi. Rreth 50 hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu dje pasdite në mes fshatit Mitrashincë dhe Budinarcë të Berovës, ndërsa drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov, thotë se është fat që zjarri lëviz poshtë në tokë, ndërsa shumica e drurëve të lartë të ahut dhe lisit nuk janë dëmtuar. Për momentin, siç deklaroi ai, zjarri është nën kontroll të pjesshëm, ndërsa pritet të jetë plotësisht nën kontroll gjatë ditës, përderisa do të duhet më shumë kohë për shuarjen e tij, transmeton Portalb.mk.

“Shuarja me siguri do të zgjasë pak, sepse në disa vende digjen trungje dhe pemë të trasha, të cilat vështirë shuhen dhe duhet më shumë kohë për t’u shuar”, tha Angelov.

Zjarrfikësit e Berovës së bashku me kolegët e tyre nga “Pyjet e Maqedonisë” kanë dalë të parët dje në terren, nga ora 5 e mëngjesit të sotëm në shuarje është përfshirë edhe një helikopter i MPB-së, ndërsa pak minuta më parë ishte përfshirë edhe një aeroplan i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).

“Sot herët në mëngjes ka filluar të operojë një helikopter i policisë, duke derdhur pikërisht ujin dhe arritëm të kapërcejmë sulmin e parë të zjarrit dhe të vendosim kontroll të pjesshëm në orët e mëngjesit. Para pak minutash ka filluar të operojë një aeroplan i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, i cili njëjtë me hedhje tejet precize të ujit në vendin ku kishte flakë të mëdha”, tha drejtori i QKM-së.

Në terren për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve kanë dalë edhe zjarrfikësit nga Vinica, Koçani, Radovishi dhe Strumica.

Problem për momentin, tha Angelov, është se zjarri po digjet në disa vende, por theksoi edhe një herë se pret që zjarri të vihet nën kontroll të plotë gjatë ditës.

“Tani dita po bëhet e nxehtë. Problemi është se në disa vende zjarri ndizet dhe më pas përhapet sërish, por mendoj se do të vendosim kontroll të plotë gjatë ditës. Sigurisht që do të na duhet së paku edhe një ditë për ta shuar zjarrin, pasi po e përsëris temperaturat e larta shkaktojnë probleme shtesë”, shtoi Angelov, duke theksuar se dëmet nga ky zjarr nuk mund të krahasohen me ato të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button