Brazil, 18 të vrarë në bastisjet e policisë në lagjen e varfër në Rio de Zhaneiro

Të paktën 18 persona janë vrarë në një bastisje të policisë braziliane që kishte objektiv bandat e organizuara në një lagje të varfër të qytetit Rio de Zhaneiro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta ‘Globo’, ata që humbën jetën në operacionin masiv të kryer nga 400 oficerë në lagjen ‘Complexo do Alemao’ përfshinin 16 anëtarë të bandës, një oficer të policisë ushtarake dhe një civil.

Qëllimi i operacionit ishte arrestimi i anëtarëve të bandës që ishin përfshirë në incidente të vjedhjes, por policia tha se oficerët e tyre u “sulmuan dhunshëm”.

Megjithatë, gazeta braziliane tha se një komision lokal për të drejtat e njeriut dhe një shoqatë ligjore pretendojnë se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button