RMV, edhe sot temperatura të larta, do të arrijnë deri në 41 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 41 gradë. Indeksi UV do të jetë 9, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup me diell me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 39 gradë.

Nën ndikimin e valës së të nxehtit kemi temperatura të larta mbi mesataren, për këtë arsye u deklarua niveli portokalli i rrezikut.

Autoritetet shëndetësore para dy ditësh dhanë rekomandime që të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të lirohen nga puna, fëmijët të mos dalin jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, ndërsa ekipet e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale duhet të tregojnë ndihmë për të moshuarit, të pafuqishmit dhe të pastrehët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button