Rifilloi me punë gazsjellësi rus, sërish me kapacitet të ulët

Pas një mbylljeje 10-ditore për mirëmbajtje, gazsjellësi Nord Stream 1 nisi sot të transportojë gaz natyror nga Rusia në Evropë. Por fluksi i gazit mbetet ende shumë më i ulët sesa kapaciteti i plotë i gazsjellësit duke ngritur shqetësime se Evropa mund të përballet me një dimër të vështirë, transmeton VoA.

Gazsjellësi i cili kalon nën Detin Baltik për në Gjermani, u mbyll më 11 korrik për mirëmbajtje vjetore. Mes tensionesh në rritje lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë, zyrtarët gjermanë druheshin se tubacioni mund të mos rihapej fare. Gazjellësi është burimi kryesor i furnizimit të vendit me gaz dhe kohët e fundit ka siguruar rreth një të tretën e nevojave të Gjermanisë për këtë produkt.

Autoritetet e Nord Stream-it njoftuan se procesi i mirëmbatjes ka përfunduar me sukses. Autoritetet gjermane bënë të ditur se dërgesat mund të arrinin nivelin e paramirëmbajtjes prej rreth 40%.

Por kjo sipas tyre nuk ishte e mjaftueshme për të zgjidhur krizën energjetike të Evropës.

Gazpromi reduktoi me 60% sasinë e gazit duke përmendur si shkak probleme teknike me disa pajisje që ishin dërguar në Kanada për riparim dhe që nuk mund të ktheheshin për shkak të sanksioneve Perëndimore.

Në fillim të këtij muaji qeveria kanadeze dha lejen që pajisja t’i dorëzohej Gjermanisë.

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë shpjegimin teknik që ka paraqitur Gazpromi si arsye për reduktimin e gazit, duke akuzuar vazhdimisht se kishte gjetur një pretekst për një vendim politik që synon të mbjellë pasiguri e të rrisë më tej çmimet e energjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button