Gostivari i u bë me Qendër multifunksionale për personat me nevoja të veçanta

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronique Hulmann, ministren Jovana Trençevska si dhe me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigoryan promovoi Qendrën multifunksionale për personat me nevoja të veçanta.

“Përmes kësaj Qendre do të realizohen shërbime sociale që do të mundësojë integrim dhe ofrim të më shumë shërbime sociale në drejtim të përmbushjes së nevojave të personave me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre në të gjithë rajonin e Pollogut. Qendra është vendosur aty ku ndërtohet edhe Qendra për autizëm “Blue Pazzle”, të parën në rajon dhe ku tanimë funksionon suksesshëm edhe Qendra rinore “iCan”. Personat me nevoja të veçanta mbeten prioritet për Komunën e Gostivarit”, thuhet në kumtesën e komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button