Vazhdon trendi i rritjes së të infektuarve me kovid në RMV, 788 të infektuar në 24 orë

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.631 të testuarve, pozitivë kanë rezultuar 788 persona. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 788
  • Riinfektime: 191
  • Të vdekur në 24 orët e fundit: 2
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
  • Të shëruar: 541
  • Testime: 1.631

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.838. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 321.386
  • Të shëruar: 308.199
  • Të vdekur: 9.349
  • Testime: 2.104.009

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button