Flori Mumajesi gati për sezon

Tashmë emri i tij është i njohur për vetë atë, por edhe për këngët që i po punon me shumë mjeshtri për këngëtarët tjerë. Është ky Flori Mumajesi, këngëtari i cili gjithmonë punon që në publik të vijë me risi.

E si duket edhe për këtë sezon këngëtari ka në plan prurje të reja, madje sipas tij do të ketë disa prej tyre.

“Sezoni veror po vjeeeeeeeeeeeen dhe ne po përgatitemi… shumë shpejt me projekte të reja… po shumë shpejt… “, ishte mbishkrimi që ka lënë këngëtari në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’. Ndërsa presim që shumë shpejt Flori të vijë me këngë të reja, mund të shpresojmë që ën mesin e tyre do të ketë edhe shumë bashkëpunime siç jemi mësuar nga ai. Sidoqoftë fansat e tij po presin me padurim të rejat nga i pëlqyeri i tyre, kështu të paktën theksojnë vetë ata përmes komenteve po ashtu mbishkrimit të këngëtarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button