Pas Kiçeecit dhe Kamçevit edhe Mijallkov u bë banor i Ohrit, dënimin me burg do ta mbajë në Strugë

Pas Zoran Milevskit – Kiçeec dhe Orce Kamçevit edhe ish drejtori i DSK Sasho Mijallkov ka ndërruar adresën e banimit, nga Shkupi në Ohër, që do të thotë se dënimin me burg, që iu shqiptua për rastin “Perandoria” do ta mbajë në burgun e Strugës, transmeton Portalb.mk.

Informatën e kanë konfirmuar për TV Telma nga Gjykata Penale, ndërsa vjen pas më pak se dy javë ish shefi i shërbimit sekret, ka pranuar fajin dhe ka ra dakord me prokurorinë për krim të organizuar. Me marrëveshjen, Mijallkov u dënua me 3 vite burg dhe do të duhet të paguajë 6,1 milionë euro kesh për pjesën në hotelin “Marriott”. I është konfiskuar pronë në vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button