Ministria e Shëndetësisë: Nga e enjta deri të dielën fazë portokalli në gjithë shtetin

Sipas informatave të marra nga meteo – alarmi i Drejtorisë për çështje hidrometereologjike, në katër ditët e ardhshme – prej të enjten deri të dielën, territori i gjithë shtetit do të jetë i përfshirë nga temperaturat e larta të fazës portokalli dhe në këtë periudhë do të vlejnë rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Ministria rekomandon që gjatë kësaj periudhe, të lirohet nga obligimet e punës grupet më të rrezikuara të popullësisë, siç janë gratë shtatëzëne dhe personat me sëmundje kronike, në institutet për kujdes të fëmijëve (çerdhe) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët në ambient të hapur në periudhën prej orës 11 deri më 17, njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për çështje sociale në rajonet e përfshira nga vala e të nxehtit t’u ofrojnë ndihmë personave më të moshuar, personave të sëmurë dhe personave pa strehë.

Nga ministria kanë rikujtuar qytetarët që të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, siç janë qëndrimi në hapësira të mbyllura me klimë gjatë ditëve të nxehtit ekstrem, të vishen rroba të ngjyra të hapura dhe të lehta, ndërsa gjatë ekspozimit në diell të mbahen syza mbrojtëse dhe kapelë, të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve dhe të shmanget alkooli.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button