SHGM dhe KEM reaguan ndaj qasjes stigmatizuese dhe nënçmuese të Apasievit ndaj gazetarëve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli i Etikës së mediave të Maqedonisë, me një komunikatë të përbashkët kanë dënuar sjelljen e pahijshme dhe të ashpër të deputetit Dimitar Apasiev ndaj gazetarëve, i cili ka përdorur gjuhë stigmatizuese dhe diskriminuese dhe ka quajtur gazetarët “prostituta”, në shenjë pakënaqësie për mënyrën se si kanë raportuar nga konferenca ndërqeveritare në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

Me vetë atë, thuhet në reagimin e SHGM-së dhe  KEM-it, si deputet aktual dhe lider i partisë politike, ndikon negativisht ndajl lirisë së shprehjes dhe cilësisë së debatit publik. Me deklaratat e tija të mbrëmshme në rrjetin social Facebook, Apasiev demonstron shembullin e asaj se si një person publik nuk duhet të komunikojë me gazetarët dhe opinionin në përgjithësi.

“Kjo nuk është hera e parë që Apasieve të përdorë gjuhë të këtillë dhe të ketë raport arogant ndaj gazetarëve. Me atë e shkel direkt edhe kodine e sjelljes etike të deputetëve, sipas të cilit në nenin 6 theksohet se “deputeti është i obliguar që gjatë kryerjes së funksionit të sillet me kujdes të posaçëm dhe respekt ndaj personit dhe imazhit të çdo individi”, njëkohësisht duke motivuar edhe  simpatizantët partiakë, por edhe individë dhe grupe të tjera në shoqëri, që të sillen në të njëjtën mënyrë ndaj gazetarëve”, thonë nga SHGM dhe KEM.

Më tej kanë paralajmëruar se, me këtë gjuhë mund të nxitet dhunë ndaj gazetarëve, që është në kundërshtim me ligjin, për çka përgjegjësi kanë edhe institucionet dhe sistemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button