Pas koncertit dhe pishinës, burgu i Tetovës është pajisur edhe me sallë fitnesi

Pas pishinës dhe zhvillimit të koncertit burgu i Tetovës është pajisur edhe me sallë fitnesi ku të burgosurit do të mund të shfrytëzojnë për aktivitetet e lira. Këtë e njoftoi drejtori i Burgut të Tetovës, Qefali Havziu përmes profilit në Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Burgu i Tetovës është një ndër institucionet ndëshkuese ku kohëve të fundit është përpjek për të përmirësuar kushtet sadopak sepse është objekt i vjetruar dhe me vështirësi i riparueshëm”, shkroi Havziu.

This slideshow requires JavaScript.

Në fillim të këtij muaji të burgosurve në Burgun e Tetovës u ishte siguruar pishinë për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere. Pishina ishte siguruar në kuadër të programit të sektorit të risocializimit.

Ndërkohë, muajin e kaluar në Burgun e Tetovës u mbajt koncert ku paraqitje kishin pasur SHA Jehona Malësia nga Tetova dhe banda muzike “DALE” nga Gostivari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button