Komiteti i Helsinkit: Ndihmë juridike falas për qytetarët të cilëve u kërcënohen të drejtat nga institucionet shëndetësore

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj dhe IRL do të ofrojnë ndihmë juridike falas për qytetarët, të drejtat e të cilëve si pacientë janë kërcënuar rëndë nga institucionet shëndetësore private ose publike, transmeton Portalb.mk.

“Filmi dokumentar “Gjaku i papastër”, i prodhuar nga Laboratori i gazetarëve investigativ (IRL), zbuloi një sërë shkeljesh të të drejtave themelore të njeriut dhe të garantuara me Kushtetutë, si dhe një evazion të plotë të sistemit, i cili është i detyruar të parandalojë dhe mbrojë qytetarët nga abuzimet. Duke pasur parasysh ankesat e shumta të qytetarëve, të cilat mbërritën në IRL pas transmetimit të dokumentarit dhe duke pasur parasysh se procesimi ligjor i rasteve nuk është në domenin e redaksive të mediave, IRL vendosi bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinj. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i një qasjeje të përbashkët dhe të sistemuar për përpunimin e duhur të ankesave nga qytetarët, shëndeti dhe të drejtat e të cilëve si pacientë janë kërcënuar rëndë nga institucionet shëndetësore, private dhe publike, si dhe veçanërisht nga mungesa e mbikëqyrjes së punë së tyre thelbësore nga institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e sotëm të Komitetit të Helsinkit.

Ndonëse në praktikën tonë të përditshme janë vazhdimisht të pranishme rastet e shkeljes së të drejtave shëndetësore, Komiteti i Helsinkit thekson se pandemia Covid ka nxjerrë në dritë probleme të thella sistematike, të cilat nga njëra anë shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, dhe nga ana tjetër mundësojnë fitime të mëdha për individët në kurrizin e pacientëve dhe familjeve të tyre.

“Përveç raporteve të pranuara deri më tani, inkurajojmë qytetarët e tjerë me dokumentacionin që disponojnë, që të paraqiten personalisht në Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut ose në Shoqatën e juristëve të rinj të Maqedonisë, si ofrues të autorizuar të ndihmës juridike, nëse ka indikacione se ata janë përballur – trajtimi i pandërgjegjshëm i të sëmurit, nëse mjeku gjatë dhënies së ndihmës mjekësore përdor mjete ose metoda trajtimi dukshëm të papërshtatshme ose nuk zbaton masat e duhura higjienike dhe vepron nga pakujdesia në përgjithësi dhe në këtë mënyrë shkakton përkeqësim të gjendjes shëndetësore të një personi, mosdhënia e ndihmës mjekësore, gjegjësisht nëse mjeku ose punonjësi shëndetësor nuk i japin ndihmë të menjëhershme mjekësore një personi të cilit i rrezikohet jeta, mosveprimi i institucioneve pas kërkesave të qytetarëve…”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet më tej se qytetarët do të marrin gjithashtu ndihmë juridike nëse dyshojnë se kanë qenë pjesë e ndonjë provë klinike pa dijeninë e tyre, ose u është kërkuar të paguajnë ryshfet për shërbim shëndetësor nga ndonjë mjek ose punonjës shëndetësor.

Pas regjistrimit, qytetarët do të marrin këshilla juridike dhe, në varësi të rrethanave, do të marrin ndihmë për fillimin e procedurës penale, nëse ka të dhëna se është kryer vepër penale, ndihmë në përgatitjen dhe dorëzimin e kërkesave në institucionet tjera kompetente dhe monitorim të zgjeruar civil të çështjeve që do të futen në proces gjyqësor.

Qytetarët mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme dhe të gjitha rastet do të futen në bazë të përbashkët të dhënash:

IRL – Bulever Ilinden 47-2, 1000 Shkup; +38976302307; [email protected].

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut – rr. Naum Naumovski Borçe 83, 1000 Shkup; 02/3119-073 dhe 072/278-436; personat për kontakt: Natasha Petkovska [email protected]; Ina Xhugumanova [email protected]; Tona Kareva [email protected]; Slavica Anastasovska [email protected].

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj – rr. Donbas 14-1/6; tel. 02/3220-870, tel. 072/223-963; personi kontaktues: Vesna Dishlioska, [email protected].

Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregoi se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED.

Në publikimet shkencore të publikuara në bazë të studimeve klinike në “Zhan Mitrev”, shkruan edhe se një pjesë e madhe e pacientëve kanë marrë infeksione interhospitale gjatë kohës së mjekimit. Atë e konfirmojnë edhe një pjesë të familjarëve të pacientëve të vdekur në spital. Sipas Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Klinika “Zhan Mitrev” asnjëherë nuk ka paraqitur paraqitje të infeksioneve interhospitale, edhe pse sipas ligjit duhet t’i njoftojë organet shtetërore.

Për rastin në fjalë, Prokuroria ka nisur hetim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button