Uashingtoni: Rusia po përgatit aneksimin e Luhanskut, Donjetskut, Khersonit dhe Zaporozhjes

Rusia po përgatit aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase sipas shembullit të Krimesë, për të cilën planifikon të organizojë referendume të rreme që në shtator, ka paralajmëruar Uashingtoni. Duke cituar burime të inteligjencës, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby thotë se Rusia tashmë po përgatit terrenin për aneksimin, transmeton Portalb.mk.

“Kjo do të përfshijë rajonet e pushtuara të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia. Duam që kjo të jetë e qartë për popullin amerikan. Vladimir Putin e ka përgatitur skenarin që nga viti 2014”, tha Kirby.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë pas një referendumi që u bojkotua nga mbështetësit e Kievit dhe u shpall i paligjshëm nga komuniteti ndërkombëtar.

“Moska ka instaluar tashmë zyrtarë të paligjshëm pro-rusë për të udhëhequr rajonet e pushtuara në mënyrë që të organizojë referendume për bashkimin me Rusinë. Ekspozojmë planet ruse në mënyrë që bota ta dijë se çdo aneksim është i paramenduar, i paligjshëm dhe i jolegjitim. Ato referendume nuk do të jenë as të drejta dhe as të lira dhe çdo opozitë do të shtypet”, tha Kirby.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button