OKB: India do të jetë vendi më i populluar në botë në vitin 2023

Rënia e natalitetit dhe ngadalësimi i ritmit të rritjes së popullsisë në Kinë në vitet e fundit do të sjellë uljen e popullsisë së vendit nga viti i ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin “Perspektivat e Popullsisë Botërore 2022” të publikuar nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së parashikohet se popullsia e Kinës do të fillojë të ulet nga viti 2023 dhe në fundin e shekullit do të ulet në një nivel afër gjysmës së asaj të sotme.

Në raport, i cili tërheq vëmendjen për faktin se Kina dhe India janë dy vendet më të populluara në botë me popullsinë e tyre që i kalon 1.4 miliardë banorë në vitin 2022, në raport thuhet se me tendencat aktuale të lindshmërisë, popullsia kineze do të hyjë në një “proces rënieje absolute” nga fillimi i vitit 2023 dhe duke vazhduar rritjen e popullsisë India do të bëhet vendi më i populluar në botë dukë ia kaluar Kinës.

Sipas të dhënave në raport, teksa popullsia e Kinës është 1 miliard e 426 milionë në vitin 2022, ajo do të ulet në 1 miliard e 317 milionë në vitin 2050. Ndërsa popullsia e Indisë e cila është 1 miliard e 412 milionë, do të rritet në 1 miliard e 668 milionë në vitin 2050.

Parashikohet që popullsia e Kinës do të ulet me gati gjysmën deri në fund të shekullit, gjegjësisht në 766 milionë në vitin 2100. Popullsia e Indisë pritet të jetë rreth 1.5 miliardë deri në fund të shekullit.

– Shkalla e rritjes së popullsisë në Kinë në nivelin më të ulët në 60 vitet e fundit

Në Kinë, ku diferenca midis niveleve të lindjeve dhe vdekjeve ka qenë më pak se 1 për qind që nga viti 1998, shkalla e rritjes së popullsisë ka shkuar në rënie.

Në vitin 2021, shkalla e rritjes së popullsisë në Kinë ra në nivelin më të ulët që nga koha e urisë në vitet 1960 ku humbën jetën 30 milionë njerëz.

Sipas të dhënave nga Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS), popullsia e 31 provincave dhe rajoneve në territorin e Kinës u rrit me vetëm 480 mijë banorë në vitin 2021 ku arriti 1.412.600.000 në fund të vitit.

Teksa lindshmëria është 7,52 promilë, vdekshmëria u regjistrua si 7,18 promilë dhe rritja e popullsisë është 0,34 promilë.

Në vitin 2021 në Kinë lindën rreth 10.620.000 foshnja. Numri i të sapolindurve është ulur me 11,5 për qind krahasuar me vitin 2020, ku lindën 12 milionë foshnje.

Përqindja e lindjeve u regjistrua si më e ulëta në vend në kohën e mbajtjes së regjistrave.

– Rënie e madhe e fuqisë punëtore

Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia në moshë pune e Kinës, e cila ka qenë në rënie që nga viti 2012, do të pësojë humbje të mëdha për pjesën tjetër të shekullit.

Popullsia në moshë pune, e cila është 984 milionë në vitin 2022, do të bie në 767 milionë në vitin 2050 dhe 378 milionë në vitin 2100.

Parashikohet se me rënien dhe plakjen e popullsisë do ta bëjë të vështirë për Kinën në vitet e ardhshme të ruajë vrullin e rritjes ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button